Please enter at least 3 characters.

Krasniqi përkujton 20-vjetorin e paraqitjes së tij si zëdhënës i UÇK-së

2018/06/zedhens.jpg

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kujtuar momentin kur është paraqitur për herë të parë si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1998.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "ishte rrugëtimi që duhej bërë domosdoshmërisht".

Postimi i Krasniqit:"Më rastin e 20 vjetorit Paraqitja e parë publike si zëdhënës i UÇK-së.Ishte kjo para 20 viteve. I kishte vështirësitë e saja të shumë natyrave.Ishte rrugëtimi që duhej bërë domosdoshmërish! Pasi rrugët mund të bëhen vetëm duke ecur", ka shkruar ai.