Please enter at least 3 characters.

KQZ sot certifikon partitë dhe listat e kandidatëve

2017/05/Valdete-Daka-mbledhja-e-KQZ-se-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje për t’i certifikuar listat e partive me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Mbrëmë në orën 24:00, përfundoi afati për korrigjimin e listave me kandidatë nga partitë politike.

Po ashtu, më 27 maj është paraparë edhe hedhja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotime.

Afati i fundit i partive për dorëzimin e listave me kandidatë ka qenë të premten më 19 maj.