KQZ - organizon e vetme zgjedhjet lokale në Kosovë
Ato thonë se ky është lajm i keq për demokracinë në vend dhe kërkojnë që gjatë rrjedhës së këtij procesi patjetër të përfshihen organizata ndërkombëtare.
Por, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta thotë se ky komision me tërë kapacitet e veta, është i përgatitur që të organizojë zgjedhje të suksesshme.
Lushta vlerëson se tërë këto shqetësime të partive politike nuk qëndrojnë.
Megjithatë përfaqësues të partive opozitare thonë se organizimi i zgjedhjeve vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre dyshime për parregullsi dhe manipulime të mundshme, me çka nuk pajtohet shefja e KQZ-së, Nesrin Lushta.
Mësohet se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke pritur një përgjigje nga Komisioni Evropian, pasi atij i është drejtuar me një kërkesë zyrtare për monitorim të zgjedhjeve lokale në Kosovë. /rtv21/


