Please enter at least 3 characters.

Kovac: Nuk flas për Dortmundin, jam i lumtur me ecurinë tonë

2019/03/Niko-Kovac.jpg
279:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Niko Kovac, Manager of Bayern Munich looks on prior to the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Niko Kovac këmbëngul se nuk po mendon për Borussia Dortmundin, pavarësisht se Bayern Munichu i tij barazoi me pikë në krye të tabelës në Bundesliga.

Bayerni fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Borussia Monchengladbach duke barazuar me pikë liderin e kampionatin, Dortmundit, që u mposht 2-1 nga Augsburg të premten.

Javi Martinez dhe Thomas Muller shënuan brenda 11 minutave para se Lars Stindl të ngushtonte rezultatin para mbylljes së pjesës së parë.

Vizitorët u treguan të fortë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe tri gola tjerë dhe Robert Lewandowski dy herë dhe një tjetër me Serge Gnabry duke marrë fitoren e 11-të nga 12 ndeshjet e fundit.

Kovac i lumtur me ecurinë e e Bayernit (Foto: FC Bayern/Twitter)

Megjithatë, edhe përkundër barazimit me pikë me Dortmundit, Kovac nuk pranoi të fliste rreth klubit tjetër gjerman.

"Nuk dua të flas për Dortmundin", ka thënë fillimisht Kovac.

"Ne flasim për veten tonë dhe mendoj se ekipi ynë po bën shumë mirë tani. Kemi fituar 11 herë në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që pres".

"Jam shumë i lumtur me këtë lojë, duhet të kemi shënuar një ose dy gola më shumë", përfundoi kroati. /Telegrafi/