Please enter at least 3 characters.

Kosova U-18 pësoi humbje

2016/01/kosova-u-18-p-euml-soi-humbje_hd.jpg

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërkaq në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi nga pika e bardhë, ku i saktë ishte Schnabel në minutën e 48- të. Në vazhdim mysafirët vazhduan me sulme dhe Aslidas në minutën e 69 shënoi për 2:0.

Futbollistët e rinj të Kosovës arritën të ngushtojnë rezultatin në 2:1 përmes Qorrajt. Por gjermanët arritën të shtojnë epërsinë sërish në 3:1 përmes Schelles, transmeton gazeta olle.

Këtë takim veç krerëve të FFK-së dhe përfaqësuesve të Sachsenit ishin të pranishëm edhe vëllezërit Nexhat e Zija Shoshi, të cilët janë kontribuuesit kryesor që po zhvillohen këto ndeshje.

T’iu kujtojmë se nesër më 10 qershor në orën 10.00, delegacioni gjerman do ta vizitojnë shkollën e futbollit KF” Flamurtari”.