Please enter at least 3 characters.

Kosova sfidon Beninin

2016/01/kosova-sfidon-beninin_hd.jpg

Është Kombëtarja e Beninit që do të sfidohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Takimi do të luhet në Lihtenshtajn. Lajmin e konfirmojnë burime të gazetës Arena brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ende nuk është zyrtare, por gjasat maksimale janë që të luajmë me Beninin dhe takimi do të zhvillohet në Lihtenshtajn”, tha njëri nga zyrtarët e FFK-së për Arenën.

Kosova ishte munduar të aranzhojë ndeshje në Zvicër ose Gjermani, por koha e shkurtër dhe ligjet e këtyre vendeve nuk lejuan që Kosova të luajë në nëntor.

Kosovë – Benin pritet të zhvillohet brenda datës 14-18 nëntor, data këto të lira nga FIFA.