Please enter at least 3 characters.

Kosova rrëmben 13 medalje në ‘Skopje Trophy 2014’

2016/01/kosova-rr-euml-mben-13-medalje-n-euml-lsquo-skopje-trophy-2014-rsquo_hd.jpg

Në këtë eveniment i cili bashkoi sportistët jo vetëm nga kontinenti i Evropës por edhe nga Amerika, sportistët tonë arritën të renditen në vendin e parë për grup-moshat e Juniorëve, ndërsa në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Federata e Taekwondo-së e Kosovës (FTK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga 15 pjesëmarrësit në ‘Skopje Trophy 2014’, Kosova fitojë 13 medalje prej të cilave shtatë të arta, tri argjendta dhe tri te bronzta.

“Puna sistematike e stafit të FTK-së e cila ka filluar që nga shtatori i vitit të kaluar ka dhënë frytet e saj në këtë vit. Kjo ishte paraqitja e 11 për sportistët e Federatës së Taekwondo-së të Kosovës gjatë këtij viti, ndërsa, Maqedonia ishte shteti i tetë me radhë në të cilin u prezantua Kosova”, është thënë në njoftimin e FTK-së.

Në këtë njoftim thuhet se FTK dëshmoj edhe një herë se prioritet i saj mbetet ngritja e cilësisë në nivel të përgjithshëm dhe avancimi i të gjithë sportistëve brenda saj duke mos anashkaluar apo favorizuar asnjërin prej tyre në raport me sportistët tjerë. /KP/Telegrafi/

Medalistët e FTK-së në këtë aktivitet janë:

Sylejman Vizdiklar (kadet i ri) - vendi i Parë kategoria – 25 Kg
Muhamed Selmani (kadet) - vendi i Parë kategoria – 57 Kg
Festina Deda juniore (femër) - vendi i Parë kategoria - 55 Kg
Festim Deda (junior) - vendi i Parë kategoria -63 Kg
Erendita Gerguri (seniore) - vendi i Parë kategoria - 57 Kg
Butrint Ejupi (junior) - vendi i Parë kategoria - 63 Kg
Qendrim Sejfijaj (junior) - vendi i dytë kategoria - 63 Kg
Majlinda Mavriqi vendi i dytë kategoria - 55 Kg
Leon Jahiri (kadet i ri) - vendi i tretë kategoria - 33 Kg
Idriz Deda (kadet) - vendi i Tretë kategoria - 37 Kg
Besfort Berisha (junior) - vendi i Tretë kategoria - 55 Kg
Arbes Jahiri (junior) - vendi i Dytë kategoria - 68 Kg