Kosova, pjesëmarrëse në turneun e boksit në Bosnje e Hercegovinë
Ekipi i Kosovës në boks do të udhëtojë të premten drejt Bosnje e Hercegovinës për pjesëmarrje në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviç - Talijan” që mbahet në Sarajevë nga 27 deri më 29 shtator.
Ekipi i Kosovës përbëhet nga 4 pjesëmarrës: 64 kg. Alban Qiriqi, 69 kg. Arian Gashi, 81 kg. Armend Xhoxhaj, 91 kg. Pirro Quni, selektori Xhevdet Peci dhe arbitri ndërkombëtar Latif Demolli.
“Në këtë turne kemi paraqitur boksierët ndër më të mirë të Kosovës dhe besojmë se këta boksierë me përvojën e tyre të kualifikohen deri në duelet për medalje, ku nga ky turne viteve më parë kemi rezultate të lakmueshme”, thuhet në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës.
Selektori Xhevdet Peci tha se boksierët janë të motivuara si dhe psikikisht të përgatitur, duke mos pasur asnjë lloj presioni pasi që ka kohë që është punuar në këtë drejtim sidomos më shumë në pjesën taktike. /Sporti1/Telegrafi/


