Kosova, në kurthin e paaftësisë zyrtare
08/06/2012
“Destabilizimi shtetëror mund të definohet nga fjalët dhe veprimet e krijuara për të zhvlerësuar reputacionin ndërkombëtar të vendit”, thotë analisti ndërkombëtar, Janusz Bugajski, në një shkrim autorial për “Tribuna Shqiptare”.
Sipas tij, prejse është shpallur pavarësia, Kosovën e kanë vënë në kurth tri forma të destabilizimit: akuza të paaftësisë zyrtare, dyshimet për mbijetesën e shtetit dhe shkalla e njohjeve ndërkombëtare. Imazhe të tilla negative vazhdimisht promovohen nga Beogradi dhe Moska, si dhe po shkaktohen nga vetë Prishtina. /Telegrafi/


