Please enter at least 3 characters.

Kosova ende s’ka gjetur kundërshtar

2016/01/kosova-ende-s-rsquo-ka-gjetur-kund-euml-rshtar_hd.jpg

Shtëpia e futbollit kosovar është e vendosur për t’ia gjet një kundërshtar skuadrës shtetërore, pavarësisht vështirësive, për shkak se shumica e shteteve të huaja qysh moti kanë aranzhuar ndeshje miqësore.

“Ende nuk ka asgjë të re. Jemi duke i pritur kompanitë që të na gjejnë një kundërshtar. Besoj se brenda këtyre ditëve do të sqarohet gjithçka. Besoj se do të luajmë, por me kë, mbetet të shihet, sepse tash për tash nuk dihet”, theksoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. /Tribuna/Telegrafi/