Please enter at least 3 characters.

Koscielny do të mungojë gjashtë muaj

2018/05/Laurent-Koscielny-1.jpg
254:"MADRID, SPAIN - MAY 03: Laurent Koscielny of Arsenal during the UEFA Europa League Semi Final second leg match between Atletico Madrid and Arsenal FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jemi dy xhiro larg përfundimit të Ligës Premier dhe lëndimi i Laurent Koscielnyt nuk do të jetë ndonjë mungesë e madhe për Arsenalin.

Por, mbrojtësi 32-vjeçar do të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror 'Rusi 2018'.

Koscielny ka përfunduar operimin në thembër dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth gjashtë muaj.

(Foto: Getty Images)

E gjitha kjo është konfirmuar nga trajneri Arsene Wegner, i cili ka njoftuar tifozët se nuk do të shohin në fushë kapitenin e tyre deri në fillim të dhjetorit.

Mbrojtësi është lënduar në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit.

Dy ndeshjet e mbetura të Topçinjve në Ligën Premier janë ndaj Leicester Cityt dhe Huddersfield.

Mungesa e tij është një humbje e madhe për Francën në Kupën e Botës. /Telegrafi/