Please enter at least 3 characters.

Konjufca bëri homazhe te varri i Adem Demaçit

2022/07/2022_07_26_Kryetari-Konjufca-beri-homazhe-te-varri-i-Adem-Demacit-1.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi.

Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin "Sakharov" nga Parlamenti Evropian. /Telegrafi/