Koncerti i Unikkatilit në plan, por jo në nëntor
28/07/2011
Këtë lajm e bëri të ditur profili i rrejshëm i Viktor Palokajt, i njohur si Unikkatil, në Twitter. Në fakt, ai nuk është vet reperi, pasi sipas burimeve tona Unikkatili nuk posedon as Facebook, as Twitter e as MySpace, por se ka email personal dhe faqen zyrtare www.bloodyalboz.com
Po të njëjta burime kanë bërë të ditur për Telegrafin se koncerti nuk do të mbahet më 28 nëntor, por se është në plan të mbahet edhe pse nuk dihet data se kur do të ndodhë kjo.
Pos koncertit që do të mbahet në Prishtinë në fund të vitit, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm, pas lansimit të albumit të ri që do të ndodhë shumë shpejt, Unikkatili do të mbajë disa turne për diasporën shqiptare anëembanë Evropës. /Telegrafi/


