Komuniteti mysliman: Bin Laden asnjë lidhje me islamizmin
02/05/2011
Drejtori i marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha tha se "egzekutimi i këtij njeriu që nuk preferoj t’i përmend as emrin prej urrejtjes që ka bota islame për të, do të jetë një lehtësim për të afërmit e mijërave viktimave që shkaktoi".
Më tej përfaqësuesi i komunitetit më të madh në Shqipëri shton se aktiviteti terrorist i Bin Laden nuk ka asnjë lidhje me besimin islam.
"Nëse ai do të kishte një kontribut, cili është ai në këto 10 vjet e më shumë luftë? Është shumë abuzive të thuhet dhe përdoret besimi islam për një aktivitet terrorist. E për këtë komuniteti mysliman është distancuar dhe ka dënuar që në fillim aktet e dhunës së Bin Ladenit", nënvizon Hoxha. /Telegrafi/


