Please enter at least 3 characters.

Komuna e Tetovës: Nuk do të ndërtohet kryq në Kodrën e Dielit!

2016/01/komuna-e-tetov-euml-s-nuk-do-t-euml-nd-euml-rtohet-kryq-n-euml-kodr-euml-n-e-dielit_hd.jpg

‘Me përgjegësi të plotë potencojmë se Komuna e Tetovës deri më sot nuk ka pranuar as edhe ka proceduar kërkesë nga ana e organizatës së lartpërmendur, për ndërtimin e ndonjë objekti shtesë me karakter fetar në lokalitetin Kodra e Diellit, andaj çdo tendencë nga qarqe të caktuara të cilët këto ditë kanë shpërndarë një informatë të tillë , e konsiderojmë si joserioze dhe qëllimkeqe.
Inspektorati komunal i komunës së Tetovës, pas një ankese të parashtruar nga ana e qytetarëve për kryerjen e aktiviteteve ndërtuese në afërsi të rrugës hyrëse të fshatit Sedllarcë e Poshtme, doli në terren me ç’rast u evidentuan ndërtime punuese rreth një objekti ndërtimor, i cili pas evidentimit, u vërtetua se i njëjti gjendet në parcelë ndërtimore, e cila sipas të dhënave kadastrale është nën ingerencat dhe në kufijtë administrative të komunës së Bërvenicës.’ thuhet në reagimin e komunës./Telegrafi/

Po ashtu lexo: Skandaloze: në Tetovë do të ndërtohet kryqi gjigand (Foto)