Please enter at least 3 characters.

Komisioni Evropian i përkushtuar ndaj Kosovës

2016/01/f.0505112224329_m.jpg

Presidenti Sejdiu njoftoi të porsaemëruarin, drejtorin Martinusz, për të arriturat e deritanishme në Republikën e Kosovës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit. Po ashtu, ai njoftoi mysafirët për përkushtimin dhe planet e institucioneve te Kosovës për të tejkaluar të gjithat sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës.

Sejdiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me Komisionin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.

Drejtori Martinusz ndërkaq, njoftoi se udhëtimi në Prishtinë ishte udhëtimi i parë i tij jashtë Brukselit pas marrjes së përgjegjësisë së re, që tregon përkushtimin e tij ndaj Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se kjo vizitë pati dy qëllime; njoftimin e tij me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe sjellja e një mesazhi të mbështetjes dhe përkushtimit të plotë të Komisionit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.

Martinusz gjithashtu përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për pjekurinë që kanë treguar gjatë ballafaqimit të tyre me sfidat e shumta. /Telegrafi/