Knightley: Të këndoja ishte gjë e tmerrshme
16/03/2009
Aktorja britanike, e cila luan karakterin e Vera Phillips në këtë film, thotë se kishte treguar dobësinë e saj në të kënduar gjatë xhirimeve të filmit.
“Jam tmerruar nga këndimi. Isha shumë e trembur. Dhe kjo gjë erdhi në mes të xhirimeve, andaj kalova disa javë të tmerrshme para se ta bëja atë. Mendova se vetëm duhej të sinkronizoja me buzë, por në ditën e fundit regjisori më tha se duhet ta bëja live. Thash, ‘Ju bëni shaka, apo’,”, thotë Knightley.
“Kurrë nuk kisha kënduar para dikujt dhe kurrë nuk do ta bëja më. Duhej të ngjitesha para 150 njerëzve, të këndoja. Dukesha sikur një djalosh në fazë të pubertetit”, ka shtuar aktorja më tej.


