Knightley ende pyet nënën për të blerë veshje
02/02/2011
Aktorja milionere ka blerë një gëzof të markës Burberry, e cila kushton gjashtë mijë dollarë, por ajo ka mundur ta përvetësojë atë vetëm pasi ka kërkuar leje nga nëna e saj Sharman MacDonald.
“Nëna ime tha, ‘Nuk mund të harxhoj atë shumë të madhe të parave në një pallto’, dhe unë i thash, ‘Jo, ke të drejtë, nuk mundem, nuk mundem’. Dhe pastaj kaluan muaj e muaj duke menduar për të dhe duke i thënë vetes ‘Nuk do ta blej, nuk do ta blej’. Pastaj ajo tha, ‘Ok, nëse dëshiron ta blesh, duhet ta veshësh gjithë kohën’”, ka thënë bukuroshja britanike. /Telegrafi/


