Klum zhvishet për magazinën gjermane GQ
13/02/2009
Bukuroshja 36-vjeçare ka pozuar e zhveshur për fotografin e yjeve të famshme Rankin, foto të cilat do të botohen në edicionin gjerman të muajit mars të magazinës GQ.
Modelja gjermane ka thënë se burri i saj është i ngazëllyer me fotot e ballinës.
“Burri im tashmë i ka parë fotot. Mendoj se është shumë mirë të jesh seksi për partnerin tënd”, ka thënë Klum.
Heidi Klum në ballinën e magazinës GQ. Foto: Ergotastic


