Please enter at least 3 characters.

Klum: Foshnja e ardhshme do të jetë e fundit

2016/01/f.0425215324443_m.jpg

Bukuroshja e pistave dhe burri i saj, këngëtari Seal, zbuluan më herët gjatë këtij muaji se presin edhe një foshnjë, një vajzë e cila do t’u bashkohet fëmijëve të tjerë, Henry, trevjeçar, Johan, dyvjeçar, dhe pesëvjeçares Leni, të cilën Klum e ka nga lidhja e mëhershme.

Por, Klum zotohet se ky do të jetë edhe fëmija i fundit për të, me të cilin do të kompletohet familja.

“Kur shihnim rreth e rrotull në tavolinë, ishte edhe një person që mungonte. Dhe mu për këtë u bë edhe numri katër. Por do të jetë i fundit”, ka thënë Klum.