Please enter at least 3 characters.

Klubet kosovare në Evropë nga edicioni i ri?

2016/01/klubet-kosovare-n-euml-evrop-euml-nga-edicioni-i-ri_hd.jpg

Në fakt mund të ndodhë shumë lehtë që dy skuadrat e para në Superligën e Kosovës nga edicioni i ardhshëm të marrin pjesë në kualifikime për garat evropiane.

Duket se më në fund dyert për futbollin kosovar po hapen. Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar u pranuan shumë Federata të Kosovës, derisa të fundit kanë mbetur basketbolli dhe futbolli, si dy Federatat e sporteve më masive, aty ku edhe lobimi i Serbisë është shumë i fuqishëm.

Federata e basketbollit pret lajme të mira në muajin mars, por ka sinjale pozitive edhe për ndërkombëtarizimin e plotë të futbollit kosovar. Nuk ishte aspak e rastësishme as vizita e fundit e zyrtarit të lartë të UEFA-së që i bëri Federatës së Futbollit Kosovar.

Siç mëson Sport News, shefi i Kabinetit të presidentit të UEFA-s dhe kryetari i Asociacionit të Federatave Evropiane, greku Theodore Theodoridis, ka sjellë lajme të mira për futbollin kosovar.

Përveç me krerët e Federatës së futbollit të Kosovës, Teodoridis ishte takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa, i cili ka premtuar se shumë shpejt pritet fillimi i ndërtimit të një stadiumi Kombëtar me standarde ndërkombëtare që ishte edhe kërkesë e mysafirit të lartë të UEFA-s.

Dhe tashmë Kosova ka filluar hapat e parë, pasi që pikërisht sot ka filluar inspektimin e terrenit se ku do të mund të ndërtohej stadiumi Kombëtar. Ky mund të jetë viti kur FFK mund të pranohet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA dhe vizita e Teodoridis ka qenë vetëm hapi i parë drejt këtij qëllimi.

Zyrtari i lartë i UEFA-s të njëjtin veprim e kishte bërë në vitin 2012 edhe me Gjibraltarin kur e kishte vizituar federatën e atij shteti të vogël dhe anëtar të Qeverisë së saj.

Lajmi i mirë për futbollin kosovar është edhe fakti se UEFA mund të ndryshojë nenin në statutin e saj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv përmes së cilit obligon që çdo vend që synon anëtarësimin në UEFA duhet të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/