Please enter at least 3 characters.

Klosi: Berisha dhe Gazidede kishin lidhje me Milosevicin dhe Arkanin

2016/01/f.0505204325311_m.gif

Ai pohon për gazetën Dita se ka patur lidhje te fshehta të Berishës edhe me famëkeqin Zeljko Raznatovic - Arkan.

“Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos dhe qëndrimi ndaj Konferencës së Rambujesë. Veprime tipike në këtë aspekt kanë qenë ato kur Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet antishqiptare të Miloshevicit në Kosovë”, shprehet Klosi.

Ai ka konfirmuar edhe përndjekjen e ish-ushtarëve të UÇK-së në kohën e Berishës president dhe konformon takimet e tij me Arkanin.

“Është fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë. Natyrisht, këto fakte nuk mund të jenë prova ‘dashamirësie’ ndaj UÇK-së... Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare po për arsye personale, është pothuaj e sigurt që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte (mes Berishës dhe Gazidedes me Arkanin) janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye”, deklaron Klosi. /Telegrafi/