Please enter at least 3 characters.

Klopp rrezikon dënimin nga FA pas festimit kontrovers ndaj gjyqtarit anësor

2020/03/klopp-1.jpg

Jurgen Klopp mund të përballet me ndonjë dënim FA pas festimit të tij ndaj gjyqtarit anësor të ndeshjes Liverpool-Bournemouth.

Liverpooli u rikthye te fitorja në Ligën Premier pas humbje së parë të sezonit ndaj Watfordit.

Reds arritën ta mposhtin Bournemouth me rezultat të ngushtë 2-1 në Anfield të shtunën pasdite.

Fitorja e Reds ishte shumë e rëndësishme pasi erdhi me rikthim, me golat e shënuara nga Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Goli i barazimit nga Salah ka bërë që trajneri gjerman, Klopp, të shpërthej me festën e tij, duke bërtitur në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes.

FA tani mund të hapë një hetim mbi incidentin dhe ta dënojë trajnerin e Liverpoolit, përcjell Telegrafi.

Ky gjest i Klopp vjen vetëm një javë pasi Carlo Ancelotti u gjobit me 8,000 funte pas fjalosjes me gjyqtarin Chris Kavanagh pas barazimit 1-1 të Evertonit kundër Manchester Unitedit të dielën e kaluar.

Duke folur pas fitores 2-1 të Liverpoolit ndaj Bournemouth, Klopp pranoi se ishte gabim që festoi përballë ndihmësit të gjyqtarit. /Telegrafi/