Please enter at least 3 characters.

Klopp ironizon me Unitedin: Ata ta ndalin Cityn, sa ishte rezultati ndaj Evertonit, 3-0 apo 4-0

2019/04/GettyImages-1143326468.jpg
264:"PORTO, PORTUGAL - APRIL 17: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on ahead of the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Porto and Liverpool at Estadio do Dragao on April 17, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli dhe Manchester City po luftojnë për titull këtë edicion, ku ndeshjet e fundit do ta vendosin fituesin.

Manchester City ka një deri në mesave ku do të përballet me Manchester Unitedin.

Për këtë takim, ka folur trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Klopp ka përdorur një frazë që ka bërë bujë të madhe, teksa ka ironizuar me formën që po kalon United, duke thënë se nuk pret asgjë nga “Djajtë e Kuq”.

“Derbi i Mançesterit është një ndeshje që nuk kemi gjë në dorë dhe me sa po shoh edhe United nuk ka gjë në dorë”.

“Sa ishte rezultati ndaj Evertonit, 3-0 apo 4-0?”, ka thënë Klopp.

Ndoshta me këto fjalë, gjermani shpreson që edhe të zgjojë inatin e lojtarëve të United, pasi një barazim do ta ndihmonte shumë Liverpoolin.

Se a kanë efekt këto fjalë mbetet të shihet të mërkurën. /Telegrafi/