Please enter at least 3 characters.

Klopp i lumtur me paraqitjen ndaj Cityt

2018/10/Jurgen-Klopp-e1538986240582.jpg
256:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 07: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Manchester City at Anfield on October 7, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier.

Tekniku gjerman tha se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe se kjo ishte ndeshja me intensitetin më të madh deri më tani në këtë fillim sezoni.

"Ishte një sfidë me intensitet të madh. Jam i lumtur me atë që djelmoshat kanë treguar sot".

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"E kemi filluar mirë, por që të fitosh ndaj Cityt duhet të shfrytëzosh edhe gjysmë rastet".

"Mbrojta jonë ka luajtur mirë, në përjashtim të disa situatave. Ishte një sfidë më të vërtetë me intensitet të madh, në ndeshjet tjera që i kemi fituar intensiteti nuk ishte si i sotëm".

"Penalltia? Ishim me fat në atë rast", ka shtuar Klopp.

Liverpooli, City dhe Chelsea kanë nga 20 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Huddersfield. /Telegrafi/