Please enter at least 3 characters.

Kjo është e vërteta për ''bombën tek Gjykata e Tetovës''

2017/02/crimescenepolicia1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Janë shtuar zërat se në objektin e Gjykatës Themelore në Tetovë do të shpërthejë një bombë në ditën e nesërme por Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar rrëfimin zyrtar rreth këtij kërcënimi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''39 vjeçarja nga Tetova me iniciale N.J sot rreth orës 8:40 ka paraqitur në policinë e Tetovës një rast, ku gjatë hyrjes në objektin e saj (zyrë avokature) që gjendet në rrugën ''Struga'' në Tetovë, në dysheme ka vërejtur një letër ku shkruhej 'Më 13 prill do të bombardohet Gjykata e Tetovës, një sasi e konsiderueshme e municionit është futur brenda! Boll keni luajtur me popullin.''

Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është alarmuar edhe Prokurori Publik i këtij rajoni i cili ka treguar për hapat që duhet të merren.

Ekipe të SPB Tetovë kanë kontrolluar objektin edhe brenda edhe jashtë dhe nuk është gjetur asgjë. /Telegrafi/