Please enter at least 3 characters.

Kishte mbuluar kamerën e një bankomati në Prishtinë, intervistohet nga Policia

2020/05/316451_bankomat-nemacka-rojters_ff.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person, pasi kishte mbuluar kamerën e një bankomati.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë, të martën rreth 01:25.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte mbuluar kamerën e një bankomati”.

Njësitë policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/