Please enter at least 3 characters.

Kimmich lavdëron Guardiolan: Ai revolucionarizoi futbollin

2016/09/guardiola-5-e1474310076703.jpg

Joshua Kimmich ka folur fjalët më të mira për ish-mentorin e tij, Pep Guardiola.

Mbrojtësi gjerman ka lavdëruar ish-trajnerin e tij te Bayern Munich, Pep Guardiola, për të cilin thotë se ka bërë revolucion në futbollin gjerman.

“Pep Guardiola ka revolucionarizuar futbollin këtu(Gjermani)”, ka deklaruar fillimisht Kimmich.

“Ndikimi i tij në Angli do të jetë shkatërrues”, përfundoi mbrojtësi gjerman.

Ndryshe, Joshua Kimmich ishte njëri nga talentet e zbuluar nga trajneri spanjoll në kohën e këtij të fundit sa ishte te Bayerni. /Telegrafi/