Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

2019/06/KimKardashian-e1560614745372.jpg
212:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Kim Kardashian West attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndërkohë që po shijon suksesin e produkteve të saja kozmetike, Kim Kardashian nuk heq dorë nga pozat provokuese që i publikon në rrjetet sociale.

Ylli televiziv së fundmi e ka lansuar linjën e re të produkteve për trup në kuadër të brendit KKW Beauty.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se arrin t'i mbulojë shenjat e psoriazës (sëmundje nga e cila vuan bukuroshja) me ndihmën e produktit të ri.

Ndërkohë që ka vazhduar me angazhimet e saja për reformën ligjore. Ajo dhe Kanye West do të bëhen prindër për të katërtën herë.

Ndërsa përkundër këtyre angazhimeve, 38-vjeçarja ka gjetur kohë edhe për të pushuar.

Dhe për të marrë vëmendjen e fansave të saj, e ka publikuar një fotografi me bikini në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë format e njohura trupore.

Imazhi i postuar ka marrë miliona pëlqime, ndërsa Kim dëshmon edhe një herë arsyen pse arrin të joshë interesim me pozat e saja provokuese. /Telegrafi/