Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpresin në jetë fëmijën e tretë, vajzën e lindur nga nëna surrogate (Foto)

2018/01/Kim1-1.jpg
256:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 04: Kim Kardashian West attends the 2017 LACMA Art + Film Gala Honoring Mark Bradford and George Lucas presented by Gucci at LACMA on November 4, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Charley Gallay/Getty Images for LACMA)
22:"Getty Images for LACMA

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë prindër për herë të tretë.

Vajza e tyre e tretë erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese.

Lajmi u bë i ditur nga vet Kardashian-West, e cila publikoi një shkrim në sajtin e saj zyrtar.

Vajza e vogël lindi të hënën, më 15 janar, në orën 12:47, peshon shtatë kilogramë, dhe e gjatë është 60 centimetra.

"Kanye dhe unë jemi të lumtur për të njoftuar ardhjen e vajzës sonë të shëndetshme dhe të bukur," shkroi Kim Kardashian në një post të titulluar "Ajo është këtu!"

(Getty Images)

"Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për zëvendësuesen tonë, e cila i bëri ëndrrat tona të realizuara me dhuratën më të madhe që mund të na jepej, si dhe mjekët dhe infermierët tanë të mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë".

E sapoardhura në jetë e bën plotë pesë anëtarëshe familjen West; ajo bashkohet me vëllanë e madh Saint, dy vjeç, dhe motrën e madhe North, katër vjeç e gjysmë.

"North dhe Saint janë veçanërisht të entuziazmuar për të mirëpritur motrën e tyre të re" shtoi Kardashian. /Telegrafi/