Kidman: Të mbrohen femrat në Haiti
31/07/2010
Këtë javë aktorja hollivudiane e ka vizituar Haitin në rolin e ambasadores së vullnetit të mire të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që të ndërpritet dhuna ndaj femrave.
“Gjatë kësaj vizite e pash nga afër se sa ndikon kjo katastrofë humanitare te gratë dhe vajzat”, ka thënë Kidman, duke shtuar se mungesa e strehimit dhe sigurisë, i bën ato më të lëndueshme dhe më të ekspozuara ndaj abuzimit dhe dhunës, sidomos asaj seksuale. /Telegrafi/


