Këtë javë pagesa e këstit të dytë për ish-të përndjekurit
18/02/2013
Sipas Lekë Hajdarit, fondin do ta përfitojnë të afërmit e ish-të dënuarve që jetojnë, sipas një radhe kronologjike të përcaktuar saktësisht. Sektori i dëmshpërblimeve do të publikojë çdo dy javë nëpër media emrat e përfituesve, të cilët do t'u kalohet shuma e dëmshpërblimit nëpër llogaritë bankare.
Kreu i sektorit thekson në intervistë se për këtë vit janë vendosur rregulla shumë të rrepta për respektimin e kronologjisë së pagesave, e cila nis me pagesën e parë të kryer në vitin 2009.
Hajdari sqaron gjithashtu se gjatë këtij viti janë bërë disa pagesave për llogari të disa dosjeve me mangësi në dokumentacion, probleme të cilat do të korrektohen në vazhdim me publikimin e emrave të tyre nëpër media. /Telegrafi/


