Please enter at least 3 characters.

Këshilli i Ministrave i BE-së diskuton për Kosovën

2016/01/f.1118052805244_m.jpg

Sipas burimeve diplomatike, të cilat i citon Tanjug, ministrat do të mbështesin përpjekjet e Treshes dhe të deleguarit të tyre në mesin e ndërmjetësuesve, Wolfgang Ischinger, i cili, paraprakisht do të informojë Këshillin mbi planet e mëtutjeshme të ndërmjetësuesve pak para raundit të pestë të bisedimeve të drejtpërdrejta në mes të Prishtinës e Beogradit, që mbahet një ditë më pas, në Bruksel.

Këshilli i Ministrave gjithashtu do të kërkojë përshpejtimin e procesit negociator duke marrë parasysh afrimin e afatit përfundimtar, 10 dhjetorin, për dorëzimin e raportit të Treshes tek sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.