Please enter at least 3 characters.

Kërmilli inspirim për automjetet luftarake

2016/01/f.0120152001342_m.jpg

Kërmilli i pazakonshëm i quajtur Crysomallon squamiferum, është zbuluar 10 vjet më parë 2.500 metra nën ujë, ndërsa jeton në burimet hidro-termale.

Guaska tre shtresore e kërmillit, që përballon lehtë temperaturat e larta dhe nivelin e ulët PH, sipas ekspertëve në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, mund të shërbejë si model për ndërtimin e mburojës së jashtme të automjeteve ushtarake.

Guaska e kërmillit ndryshon formën kur sulmohet nga akrepi - ndërsa shtresa e saj e jashtme “plasaritet”, duke absorbuar kështu energjinë që amortizon goditjen në shtresat të tjera.

Edhe shtresa tjetër e guaskës së kërmillit shërben si element mbrojtës ndaj goditjeve që mund të pësojë, sikur edhe shtresa e fundit. /Telegrafi/