Kërcënimet e presidentit grek, Pavlopoulos bën presion për BE me “çamët”
Pavllopullos kërcënoi se nëse Shqipëria dëshiron mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj europiane, atëherë duhet të pranojë të vërtetën historike lidhur me çështjen çame, dhe e vërteta është se Shqipëria mbështet bashkëpunëtorët e nazisteve.
Deklarata e presidentit grek u bë gjatë ceremonive përkujtimore në Paramthia, ku sipas grekëve, ata u bashkuan me nazistët dhe ekzekutuan 49 banorë të zonës, në operacionet e spastrimit të kryera prej ushtrisë gjermane në 29 shtator 1943, transmeton tch.
Deklaratat e Pavlopulos, pikërisht në momentin e finalizimit të dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për një sërë çështjesh mes dy vendeve, duket se do të hapin një kapitull të ri që mund të reflektojnë edhe ne shtyrjen e firmosjes së një marrëveshje midis dy vendeve.
Ndonëse palët kanë dakortësuar qëndrimet për pothuaj gjithë çështjet që shqetësojnë në marrëdhëniet dypalëshe, siç është ajo e detit, abrogimi i ligjit të luftës, çështjet e njohjes se patentave, tekstet shkollore, çështjet e monitorimit të krizave, bashkëpunimit për vijën kufitare, çështjet e minoriteteve, pak muaj më parë Top Channel ka zbuluar se pala greke nuk pranon në asnjë mënyrë të diskutoje çështjen çame, duke e venë atë si kusht për vazhdimin e negociatave mes dy vendeve.


