Please enter at least 3 characters.

Kërçeli: Ismet ‘analisti’ a pot pëlqen humbja nga Istogu?

2016/01/k-euml-r-ccedil-eli-ismet-lsquo-analisti-rsquo-a-pot-p-euml-lqen-humbja-nga-istogu_hd.jpg

E në barazimin e Dritës me Istogun, ka qenë Ismet Munishi që ka ironizuar me gjilanasit, duke deklaruar: “Drita nuk ka arritur ta mposhtë Istogun pasi është marrë me referët dhe me Hajvalinë”, deklaroi Munishi.

E tani ka ardhur edhe reagimi i gjilanasve, pas humbjes që Hajvalia e pësoi në udhëtim te Istogu.

Zyrtari i Dritës, Fisnik Kërçeli në një prononcim për Telegrafin i sugjeron Ismet Munishit të mos merret me Albert Bunjakun e Gianni De Biasin, pasi janë tjetër nivel po le ta merr licencën e trajnerit dhe t’i përkushtohet Hajvalisë.

“Ismeti ironizoi me barazimin tonë ndaj Istogut që ka qenë shumë gjë normale. Edhe Barcelona ka humbur e ka barazuar në shtëpinë e saj e s’po barazon Drita. Tani e kam një pyetje për Munishin. A pot pëlqen humbja nga Istogu?

“Mos të bëhet analist që të merret me Albert Bunjakun e De Biasin që janë tjetër nivel, po le ta merr licencën e trajnerit dhe le t’i përkushtohet Hajvalisë se mbeti mbrapa e i duhet licenca për t’ia bërë qejfin Medës për titull”.

“Ismet te na në Gjilan një fjalë e urtë popullore thotë: Çka ki kesh ki me veshë”, përfundoi Kërçeli. /Telegrafi/