Please enter at least 3 characters.

Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë!

2018/06/GettyImages-981408720-1.jpg
285:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: The Kosovo flag is seen on Xherdan Shaqiri of Switzerland's boots up prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

U kritikua, u cilësua provokim, por ai vazhdoi tutje!

Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i komentuar për një javë në mediat e Serbisë.

Madje, mediat e shtetit fqinj verior kishin filluar një luftë speciale kundër superyllit shqiptar.

Shqiponja, Foto: Getty Images

Dhe, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë, me gol, dhe atë në minutën e 92-të të takimit pasi si shqiponjë fluturoi në fushë duke qenë i pandalshëm dhe duke shënuar gol.

Ishte goli i rikthimit, ishte goli i fitores dhe goli që fundosi shpresat e serbëve që kanë një mision të pamundur - fitore ndaj kombëtares më të trofeshme, pesë herë kampionit, Brazilit.

Për Kosovën, Foto: Getty Images

E gjithë kjo ndodhi me këpucët që u përqeshën dhe u cilësuan si provokative, këpucët ku gjendet flamuri i Kosovës, vendit prej nga vjen Shaqiri, nga Zhegra e Gjilanit e cila festoi ashtu si të gjithë shqiptarët.

Është kjo këpuca që po inspiron Shaqirin, është Kosova që është udhërrëfyesi i tij drejt suksesit dhe bashkë me shqiponjën po fluturon lart pa u ndalur nga askush, as nga kombëtare si Brazili, e as nga armiqt si serbët, që vazhdimisht janë marrë me të.

Është këpuca e cila shkeli ëndrrën e Serbisë.

/Telegrafi/