Kepa mund të përfundojë te PSG
264:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29: Kepa Arrizabalaga of Chelsea celebrates his sides second goal during the Premier League match between Arsenal FC and Chelsea FC at Emirates Stadium on December 29, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Kepa Arrizabalaga. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images
21/02/2020
Kepa Arrizabalaga është duke i kaluar ditët e tij të fundit si portieri i Chelseat.
Portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe Chelsea po mendon për transferimin e një portieri tjetër në verë.
25-vjeçari është bërë objektiv i kampionëve në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.
Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka shkruar për interesimin e parisienëve për spanjollin.
Kepa ka zhvilluar 31 takime këtë edicion me Chelsean, por në tri sfidat e fundit ai ka qëndruar në bankën rezervë.
Spanjolli ishte bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2018 për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao.
Mirëpo tani Chelsea është gati ta lë të lirë të largohet për 50 milionë euro, para që për klubin parisien nuk janë problem. /Telegrafi/


