Please enter at least 3 characters.

KËNGËTARI

2020/02/Goncalo.jpg

Nga: Gonçalo M. TavaresPërktheu: Salajdin Salihu

Zogu u godit në krahun e djathtë dhe, për këtë shkak, fluturonte në formë të diagonales.

Pak më vonë u godit në krahun e majtë, prandaj pushoi së fluturuari. Vetëm ecte për toke.

Pak më vonë një plumb e goditi në këmbën e majtë. E ai ecte në formë të diagonales.

Pas disa javësh një tjetër plumb e goditi në këmbën e djathtë, prandaj zogu as nuk mund të ecte.

Nga ai çast iu përkushtua vetëm këngës.