Please enter at least 3 characters.

Kelly Clarkson u operua pas performancës në Billboard Music Awards

2019/05/KellyClarkson.jpg
273:"LAS VEGAS, NEVADA - MAY 01: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Host Kelly Clarkson performs onstage during the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 01, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for dcp)
20:"Getty Images for dcp

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, ka përfunduar në spital pas ceremonisë së Billboard Music Awards.Entertainment Tonight bën të ditur se pas performancës në skenë, sapo kishte shkuar në shtëpi, menjëherë ishte dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar apendektomisë (heqjes së zorrës qorre).

“Nuk do të gënjej... Ndoshta kam qarë nga dhimbja pas interpretimit. Shkova në shtëpi menjëherë pas ndarjes së çmimeve, por përfundova në spital, në operacion. Tash ndihem për mrekulli”, ka shkruar Kelly në një postim në Twitter.

Në postimin e saj, 37-vjeçarja e ka falënderuar gjithë ekipin që ka punuar në ceremoninë e Billboard Music Awards.

Këngëtarja ka treguar se gjatë gjithë javës kishte pasur dhimbje barku, mirëpo e kishte duruar dhimbjen për ta realizuar performancën. /Telegrafi/