Please enter at least 3 characters.

KEK-u do t’i kthejë Qeverisë 6 milionë euro më 2013

2016/01/f.0107110658672_m.jpg

Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 10 milionë euro nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe i kishte derdhur në llogarinë e KEK-ut përmes Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit.

Marrëveshja për marrjen e huas nga buxheti i Kosovës ishte nënshkruar nga ish-Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, ish-AKM-ja dhe KEK-u. Për një kohë të gjatë KEK-u kishte refuzuar të kthente këtë borxh me arsyetimin se ky borxh ishte marrë para se të ndodhte korporatizimi i KEK-ut, shkruan Koha.

Me korporatizim ishin krijuar dy kompani, gjegjësisht “KEK sh.a” dhe “KEK Holding”. Kjo kredi prej 10 milionë eurosh ishte paraparë të kthehej gjatë vitit 2009, por kthimi i saj ka nisur vetëm në vitin 2012. /Telegrafi/