Please enter at least 3 characters.

Keita Balde thotë se Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli - senegalezi është shënjestër e Real Madridit

2020/04/sadio-mane.jpg

Keita Balde ka thënë se Sadio Mane mund të largohet në të ardhmen nga Liverpooli

Sulmuesi senegalez ka dhënë opinion e tij të bashkëkombësin, që shihet si prioritet i Real Madridi në afatin kalimtar të ardhshëm.

"Ai (Mane) është një djalë i mrekullueshëm, dhe i meriton të gjitha ku është sot", ka thënë Balde.

"E di se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë atë dhe ai ndihet mirë te Liverpooli. Do të duhet një ofertë e madhe për të larguar atë nga aty".

"Por, ndoshta në dy apo tri vitet e ardhshme mund të ndryshojnë gjërat. Nuk mendoj se ai do të jetë përgjithmonë atje", ka shtuar më tej ai.

Liverpooli e kishte transferuar Mane nga Southampotni, derisa kontrata e tij skadon në vitin 2023 e që The Reds e vlerësojnë atë në shumën e 130 milionë euro,

Real Madridi është skuadra më e interesuar për Manen dhe thuhet se në afatin e kësaj vere mund të tentojë në transferimin e tij. /Telegrafi/