Please enter at least 3 characters.

Keane: United do ta fitojë titullin me lehtësi

2016/01/f.0810150251184_m.jpg

Ish-kapiteni i ekipit nga Old Trafford thotë e djelmoshat e Sir Alex Ferguson do ta kryesojnë renditjen me lehtësi në muajin maj të vitit të ardhshëm.

“Edhe pse Sir Alex Ferguson tha një ditë se liga po bëhet më e vështirë, unë nuk mendoj kështu. Nëse United vërtet e dëshiron trofeun, që nuk ka dyshime, ata do ta fitojnë atë me lehtësi. Edhe vitin e kaluar kur United po rrëshqiste, asnjë ekip nuk ishte mjaft i fuqishëm të shfrytëzojë avantazhin”, ka thënë Keane për The Sun.

Irlandezi ka kritikuar rivalët Chelsea, Arsenal dhe Liverpool dhe thotë se i vetmi rival serioz për United është Manchester City. /Telegrafi/