Katy ngacmon të dashurin
27/05/2009
Këngëtarja e cila është ribashkuar me frontmenin e grupit “Gym Class Heroes” në prill të këtij viti, në një intervistë për një radio australiane është dashur të zbuloje se cilët meshkuj nga të famshmit i pëlqejnë.
Katy ka thënë për radion “2Day FM” se nuk do të martohej me John Mayer, sepse do të ishte një lidhje me shumë presion, por padyshim se do të shkonte në shtrat me të.
Ndërsa njeriu i duhur për martesë, sipas saj, është Pete Wentz, miku më i mirë i të dashurit të saj, pasi që Wentz “duket të jetë baba i mirë”.


