Kate Winslet: Jeta ime nuk është perfekte
08/06/2009
Winslet është e martuar me regjisorin Sam Mendes, dhe thotë se pavarësisht të qenit aktore e listës A, ajo duhet të bëjë shumë gjëra të zakonshme për ta bërë jetën e saj më të mirë.
“Nuk kam një jetë të përkryer. Ka gjëra të cila nuk mund t’i bëja në jetë, dhe të cilat do ta bënin atë mbase më të lehtë. Por, me qëllim nuk i bëj. Edhe unë dëshiroj të përgatis disa darka për mua”, ka thënë aktorja.


