Please enter at least 3 characters.

Kastro pranë shkurorëzimit me gruan

2016/01/f.0125180327990_m.jpg

Kohë më parë në mediat bëri bujë një set me fotografi ku tregohej Kastro Zizo me një vajzë brune në momente intime, që duket të kenë qenë arsyeja kryesore e ndarjes së tyre.

Sipas burimeve të Panorama Plus, çifti ka dy muaj që është ndarë, ndërsa Jola ka bërë kërkesë për divorc edh enë gjykatë.

Miqtë e saj, thonë se Jola nuk ia kishte falur asnjëherë Kastros aventurën e tij me vajzën brune, të cilën ajo e mendonte si të vërtetë, pavarësisht se Kastro e ka mohuar gjithmonë.

Gjithashtu edhe tepria e tij me alkoolin ishte një tjetër shkak i kërkesës së Jolës për divorc. Miqtë tregojnë se Kastro është i tronditur nga kërkesa e Jolës për divorc, madje nuk ka pranuar ta firmosë fletëthirrjen që i ka dërguar gjykata, për t’u paraqitur në seancën e gjyqit.

Kështu duket se po merr fund lidhja gati shtatëvjeçare mes Jolës dhe Kastros, e cila katër vite më parë u kurorëzua në martesë dhe falë kësaj martese lindi edhe djali i tyre, sot 3 vjeç e gjysmë. /PP/Telegrafi/