Kastrati: Na sulmuan me gurë sepse nuk guxuan të afrohen (Video)
Kur po zhvillohej minuta e 21-të e takimit, pasi veç kishin filluar fyerjet mes të dy tifozerivë, në fushë u futën Torcidat duke shkuar në drejtim të tribunës ku ishin të vendosur Plisat, ku edhe i sulmuan me gurë.
“Ne ishim rreth 140 veta, ndërsa ata ishin 2000 dhe vetëm na sulmuan me gurë nga të tri anët e stadiumit. I kemi ftuar të rrihemi me grushte, por ‘indiancat’ e Mitrovicës nuk guxuan të afrohen”, tha Albert Kastrati, apo siç njihet ndryshe Tigri ekskluzivisht për Telegrafin.
Sipas Kastratit, shkaktar të këtij incidenti të madh ishin vetë Torcidat të cilët prej fillimit i kanë fyer dhe kanë provokuar përleshje, ndërsa akuzon Policinë e Kosovës që nuk ka reaguar siç duhet.
“Ata ishin shkaktar pasi na provokuan që nga fillimi i ndeshjes dhe në fund Policia erdhi për të na rrahur neve e jo ata, e pastaj edhe na nxorën nga stadiumi”, shtoi Tigri. /Telegrafi/


