Please enter at least 3 characters.

Karzai dëbon forcat amerikane nga provinca Vardak

2016/01/f.0225140144127_m.jpg

Zëdhënësi i presidentit, Aimal Faizi, ka thënë se vendimi është marrë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Afganistanit.

Duke folur para gazetarëve, ai ka akuzuar forcat speciale të SHBA-së dhe disa njësite afgane për shkaktimin e “pasigurisë dhe joqëndrueshmërisë” në provincë.

Faizi ka thënë se nëntë njerëz janë zhdukur, pasi forcat speciale amerikane kanë kryer një operacion ushtarak në provincën Vardak, transmeton “Evropa e Lirë”.

Vardaku ka qenë fokusi i fundit i operacioneve kundër militantëve. /Telegrafi/