Karamarko: Kroacia mbetet mik i Kosovës
08/10/2009
Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Presidenti Sejdiu ka falënderuar për përkrahjen që Kroacia i ka dhënë dhe po i jep shtetit të Kosovës, ndërsa ministri Karamarko ka përsëritur se Republika e Kroacisë ka qenë dhe mbetet mik i përkushtuar i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


