Please enter at least 3 characters.

Kaplohet nga flaka një spital në Stamboll (Foto/Video)

2018/04/1-40.jpg

Një zjarr i madh ka përfshirë disa kate të një spitali në Stamboll të Turqisë, raporton televizioni turk NTV.

Në vendin e ngjarjes janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, por deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, transmeton Telegrafi.

Banorët e ndërtesave përreth spitalit janë evakuuar, kurse ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. /Telegrafi/

https://twitter.com/memerdo/status/981905737269022723